Hapësire reklamuese

Bota

Propozimi i Biden për armëpushim, reagon Netanyahu: Pa zhdukjen e Hamasit nuk ka negociata

Shkruar nga Newsbomb
Propozimi i Biden për armëpushim, reagon Netanyahu: Pa zhdukjen e
FotoMontazh/ Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe Presidenti i SHBA-së, Joe Biden

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka reaguar pas propozimit të Presidentit të SHBA-së, Joe Biden për një armëpushim në Gaza të ndarë në 3 faza, në këmbim të lirimit të pengjeve izraelite.

Sipas kryeministrit izraelit, Netanyahu në këtë rajon nuk do të ketë një armëpushim të përhershëm, pa u zhdukur organizata e shpallur terroriste nga SHBA, Hamasi.

Duke u nisur nga njoftimi i tij, ai shprehet se nuk do të heqin dorë nga kushtet e vendosura më parë, dhe se deri sa të shkatërrohen kapacitetet ushtarake dhe qeverisëse të Hamasit ato nuk do të ndalen.

Kushtet e Izraelit për t’i dhënë fund luftës nuk kanë ndryshuar: shkatërrimi i kapaciteteve qeverisëse dhe ushtarake të Hamasit, lirimi i të gjitha pengjeve dhe garancia se Gaza nuk përbën kurrë më kërcënim për Izraelin”,- tha Netanyahu.

Ai shtoi se Izraeli do të vazhdojë të ngulë këmbë “që këto kushte të plotësohet, para se të zbatohet armëpushimi i përhershëm”.

Nuk ka asnjë shans që Izraeli të pajtohet për armëpushim të përhershëm, pa u plotësuar këto kushte”,- shtoi ai.

Ndërkohë, Hamasi tha se është i gatshëm të angazhohet pozitivisht dhe në mënyrë konstruktive për çfarëdo propozimi që parasheh armëpushim të përhershëm, tërheqjen e forcave izraelite, rindërtimin e Gazës, kthimin e të zhvendosurve, dhe një shkëmbim të mirëfilltë të të burgosurve, nëse Izraeli njofton qartazi se është i përkushtuar për marrëveshje të tillë.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme, Presidenti Joe Biden foli për një marrëveshje trefazore të propozuar nga Izraeli për militantët e Hamasit që sipas tij se do të dërgonin në lirimin e pengjeve të mbetura në Gaza dhe mund t'i jepte fund luftës së rëndë, gati 8-mujore në Lindjen e Mesme.

Biden shtoi se Hamasi nuk është më i aftë të kryejë një sulm tjetër në shkallë të gjerë ndaj Izraelit, ndërsa ai u kërkoi izraelitëve dhe Hamasit të arrijnë një marrëveshje për lirimin e pengjeve të mbetura për një armëpushim të zgjatur.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese