Hapësire reklamuese

Bota

Projektligji për agjentët e huaj, Presidentja e Gjeorgjisë i vendos “veto”: Bie ndesh me Kushtetutën, duhet të shfuqizohet

Shkruar nga Newsbomb
Projektligji për agjentët e huaj, Presidentja e Gjeorgjisë i
Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili

Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili nuk ka pranuar që të miratojë projektligjin për agjentët e huaj, që u votua më herët në parlament, pasi sipas saj përmbajtja e tij bie ndesh me Kushtetutën.

Sipas mediave vendase, ky është një projektligj kontraversal, të cilin kritikët e shohin si kërcënim për liritë demokratike.

Projektligji kërkon që mediat, organizatat joqeveritare dhe organizatat e tjera jofitimprurëse të regjistrohen si organizata që ndjekin interesat e një vendi të huaj nëse marrin më shumë se 20% të financimit të tyre nga jashtë.

Opozita e Gjeorgjisë e quan atë “ligji rus” pasi Moska përdor legjislacion të ngjashëm për të goditur mediat e pavarura, organizatat joqeveritare dhe aktivistët kritikë ndaj Kremlinit.

Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, ka vendosur veton ndaj projektligjit që vë në shënjestër mediat dhe organizatat joqeveritare, të cilat financohen prej qeverive të huaja.

Presidentja tha të shtunën se ligji bie ndesh me Kushtetutën dhe të gjitha standardet evropiane dhe shtoi se duhet të shfuqizohet, cfarë nxjerr në pah në pah dallimet e saj me partinë në pushtet “Ëndrra Gjeorgjiane”. Kjo parti ka një shumicë të mjaftueshme për të rrëzuar veton e Presidentes Zourabichvili dhe pritet gjerësisht që ta bëjë këtë lëvizje gjatë ditëve të ardhshme.

Qeveria gjeorgjiane këmbëngul se ligji është në mbështetje të transparencës dhe synon të frenojë atë që e quan ndikim të huaj dhe të dëmshëm në vendin prej 3.7 milionë banorësh. Prej disa javësh banorët e Gjeorgjisë kanë protestuar pasi mendojnë se një ligj i tillë vë në rrezik rrugën e shtetit drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese