Pas telefonatës së Kamala Harris, presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka biseduar edhe me presidentin aktual, Joe Biden. Sipas mediave të huaja mësohet se Biden nga Shtëpia e Bardhë e ka telefonuar dhe e ka uruar për fitoren.
Presidenti ka shprehur angazhimin e tij për një “tranzicion të qetë”, teksa e ka ftuar Trumpin që ta takojë në Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti Joe Biden pritet t’i drejtohet kombit të enjten, për të diskutuar lidhur me rezultatin e zgjedhjeve.
Biden foli gjithashtu edhe me zv.presidenten Kamala Harris dhe e uroi atë për "fushatën e saj historike".
Sondazh
Poll