Princi William ka folur për gjendjen shëndetësore të bashkëshortes së tij, Kate Middleton, e cila po lufton me kancerin.
William, duke iu referuar çështjes së shëndetit të Kate Middleton, e cila ka ngjallur interes në mbarë botën, tha se “ajo po shkon mirë”.
Pasi zhvilloi një takim në qendrën e parandalimit të vetëvrasjeve James' Place në Newcastle, Princi William foli me gazetarët, ku tha se Kate po ecën mirë me trajtimet.
Një gazetare, 60-vjeçarja Julie Kane, iu drejtua Princit William: “A të shqetëson nëse të pyes se si janë gruaja dhe fëmijët e tu?”.
Më pas ai iu përgjigj: "Gjithçka është në rregull, faleminderit. Ajo po ecën shkëlqyeshëm”.
Më pas ai ka shkëmbyer shtrëngime duarsh me personat që e prisnin dhe ka bërë foto me disa nga të pranishmit.