Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka bërë thirrje që të forcohet mbrojtja e Bashkimit Europian.
Ndërsa ka folur për konfliktet në botë dhe luftërat, Ursula von der Leyen thekson se është shumë e rëndësishme dhe se duhet që të forcohet kapacitet mbrojtës.
“Ata që flasin si Putin nuk duan paqe, por sërish do të vazhdojnë të ekzistojnë. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme që vazhdimisht ne mbështesim Ukrainën dhe të forcojmë kapacitetin tonë mbrojtës. Nëse duhet të ruajmë paqen në kontinentin tonë atëherë duhet të investojmë në mbrojtje”, ka thënë më tej Ursula von der Leyen.
Sondazh
Poll