Hapësire reklamuese

Bota

Presidenti Joe Biden u drejtohet udhëheqësve të vendeve të NATO-s, thekson mbështetjen për aleancën

Shkruar nga Newsbomb
Presidenti Joe Biden u drejtohet udhëheqësve të vendeve të
Joe Biden

Presidenti i SHBA Joe Biden ka mirëpritur liderët e NATO-s në Uashington me një fjalim të fuqishëm që dukej se synonte të siguronte aleatët si ai do ti fitojë zgjedhjet përballë Donald Trump.

Me tone të larta presidenti Biden i e shpalli aleancën ushtarake "më të fuqishme se kurrë" pasi u përball me një "moment kyç" me luftën midis Rusisë dhe Ukrainës. Gjatë fjalës së tij ai po ashtu u siguroi se do i ofrojnë më shumë ndihëm ushtarake për Ukrainën.

Veç ndihmës për Ukrainën, Biden theksoi dhe mbështetjen e hekurt të Amerikës për aleancën e NATO.

“Sot, NATO-ja është më e fuqishme se kurrë, me 32 shtete të forta. Është gjë e mirë që jemi më të fortë se kurrë, sepse ky moment historik ka nevojë për fuqinë tonë të përbashkët”, tha ai teksa mirëpriti udhëheqësit në një mbrëmje për të shënuar 75 vjetorin e aleancës.

Takimi i NATO-s vjen në një moment prove për presidencën e demokratit Biden. Disa demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve i kanë bërë thirrje publikisht që të heqë dorë nga fushata për Shtëpinë e Bardhë.

Shtëpia e Bardhë po kërkon gjithashtu t'u tregojë votuesve amerikanë se Biden zotëron forcën e duhur për të përballuar më së miri ditët e ngjeshura të takimit, bisedat zyrtare në mbrëmje, darkat e gjata diplomatike dhe një konferencë shtypi në fund të takimit të NATO-s.

Në fjalimin e mbajtur të martën pasdite, Presidenti Biden njoftoi mbi hapat madhor që po ndërmarrin Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të NATO-s për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës.

SHBA, Gjermania dhe Rumania po dhurojnë njësi shtesë të raketave Patriot, ndërsa Holanda dhe aleatët e tjerë do të dhurojnë komponentë shtesë për një njësi të raketave Patriot. Italia njoftoi muajin e kaluar se po i dërgon Ukrainës një sistem mbrojtës të tipit SAMP/T.

Aleatët e tjerë, përfshirë Kanadanë, Norvegjinë, Spanjën dhe Mbretërinë e Bashkuar do të ofrojnë sisteme të tjera që synojnë përmirësimin e mbrojtjes së Ukrainës.

“Ky është një moment kyç për Evropën, komunitetin transatlantik dhe për botën”, tha zoti Biden. Presidenti Biden e nderoi shefin e NATO-s në largim, Jens Stoltenberg, me Medaljen Presidenciale të Lirisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese