
Presidenti francez Emmanuel Macron me Presidentin e SHBA Joe Biden gjatë një ceremonie në Paris/ 8 qershor 2024
Presidenti amerikan, Joe Biden në një deklaratë pas një takimi me presidentin e Francës, Emmanuel Macron në Paris ka shprehur mbështetjen ndaj Ukrainës.
Gjatë fjalës së tij, Biden ka bërë një deklaratë shokuese e cila duket si një paralajmërim për të marrë masa.
Teksa e lufton pushtimin rus, Biden ka paralajmëruar që Kremlini nuk do të ndalet në Ukrainë, nëse fiton.
“Presidenti rus, Vladimir Putin nuk do të ndalet në Ukrainë… E gjithë Evropa është e kërcënuar. Ne nuk do të lejojmë të ndodhë diçka ashtu”, ka thënë Biden ndërsa shtoi se “Shtetet e Bashkuara janë duke mbështetur Ukrainën. Nuk do ta braktisim, e përsëris”.
Sondazh
Poll