Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Presidenti Biden do të takohet me Zelenskyn në Francë, çfarë pritet që të diskutohet?

Shkruar nga Newsbomb
Presidenti Biden do të takohet me Zelenskyn në Francë,
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe lideri i Ukrainës, Volodymyr Zelensky

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden do të takohet me liderin e Ukrainës Volodymr Zelensky këtë javë në  Francë.

Sipas mediave të huaja, dy liderët do të diskutojnë mbi përpjekjet ushtarake të Ukrainës për të zmbrapsur pushtuesit rusë, si dhe ndihmat që SHBA-ja ka vendosur në dizpozicion të Ukrainës.

Gjithashtu takimi i dytë i tyre do të jetë në samitin e G7, i cili do të mbahet në datat 13 dhe 15 qershor.

Kujtojmë se Presidenti Biden mbërriti mbrëmjen e djeshme në Francë, ku pritet që të takohet edhe me homologun francez Emmanuel Macron, ku sërish fokusi kryesor do të jetë lufta në Ukrainë dhe mundësia për të përdorur 300 miliardë dollarë të aseteve të ngrira ruse për të përforcuar mbrojtjen ushtarake të ukrainasve.

Paketat e ndihmave nga SHBA-ja për Ukrainën janë vonuar muajt e fundit pasi kundërshtarët e Bidenit në Kongres kanë kërkuar të pengojnë përpjekjet e tij në një vit të rëndësishëm zgjedhor.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese