Hapësire reklamuese


Bota

Premtimi që e çoi drejt priftërimit, kush është gruaja që i “theu” zemrën Papa Françeskut? Zbulohet letra e Atit të Shenjtë në moshën 12-vjeçare

Shkruar nga Newsbomb
Premtimi që e çoi drejt priftërimit, kush është
Papa Francesku

“Nëse nuk martohem me ty, do të bëhem prift”, kjo është letra që i ndjeri Papa Françesku ka lënë për gruan e tij të jetës dhe që e çoi drejt priftërimit.

Një grua nga Flores e Buenos Airesit me emrin Amalia Damonte ishte ajo që i “theu” zemrën Jorge Mario Bergoglios ose siç e njohim Papa Françesku, shumë kohë përpara se ai të bëhej udhëheqësi shpirtëror i më shumë se një miliardë katolikëve në mbarë botën.

Që në moshën 12-vjeçare ka nisur gjithçka, ku në një letër shoqëruar me një vizatim të një shtëpie që ëndërronte ta blinte për jetën e tyre bashkë, shkruante: “Nëse nuk martohem me ty, do të bëhem prift”.

Më parë Damonte ka rrëfyer se nëna e saj nuk i ka lejuar që ata të dy të kishin kontakte me njëri-tjetrin, duke e konsideruar si ndenjë e pastër fëmijërie.

 “Ishte një ndjenjë fëmijërie, e pastër, por mami nuk e pa kështu”, ka thënë më parë ajo.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese