Pamje nga perplasja e tramvajeve
Gjatë mbrëmjes së djeshme, 11 janar dy tramvaje janë përplasur në Strasburg në Francën Lindore duke lënë të plagosur dhjetëra persona.
Aksidenti ka ndodhur në një tunel që të çon në stacionin qendror të qytetit, ndërsa burimet nga autoritetet bëjnë me dije se 50 persona morën ndihmën , por asnjë nuk është në gjendje kritike.
Nga mediat lokale raportohet se një nga tramvajet po kthehej mbrapsht në atë kohë, por shkaku mbetet akoma i paqartë.
Kryebashkiaku Jeanne Barseghian e përshkroi incidentin “përplasje brutale” duke shprehur mirënjohjen e saj për shërbimet e urgjencës.
Sondazh
Poll