
Polonia ka nënshkruar marrëveshje në fushën ushtarake dhe të sigurisë me Ukrainën. Lajmin e ka bërë të ditur, Presidenti i Ukrainës ,Volodymyr Zelensky nëpërmjet një postimi në rrjetin social X.
Kievi është zotuar të eksplorojë mënyra të reja për të rrëzuar të gjitha raketat dhe dronët rusë në hapësirën ajrore të Ukrainës që janë drejtuar në drejtim të Polonisë së bashku me Varshavën.
Sipas Zelenskyt, “dokumenti i paprecedentë” përfshin gjithashtu formimin dhe trajnimin e një njësie të re ushtarake vullnetare ukrainase, Legjionit ukrainas, në territorin polak.
“Faleminderit për solidaritetin tuaj me vendin dhe popullin tonë dhe për të gjithë mbështetjen dhe ndihmën tuaj”,- tha Zelenskyy.
Udhëheqësi ukrainas u takua me kryeministrin polak Donald Tusk në Varshavë për të diskutuar sulmet e vazhdueshme të Rusisë ndaj Ukrainës dhe mbështetjen e mëtejshme nga NATO.
Të martën, NATO do të presë samitin e saj në Uashington, ku liderët pritet të eksplorojnë metodat e ofrimit të ndihmës afatgjatë të sigurisë dhe trajnimit ushtarak për Ukrainën, më shumë se dy vjet pas pushtimit të Rusisë.
Bisedimet erdhën disa orë pasi raketat ruse vranë të paktën 24 persona në sulme në vende të ndryshme në Ukrainë, duke përfshirë një spital për fëmijë në kryeqytet.