Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.
Bëhet me dije se policia italiane ka ushtruar kontroll në një furgon që përdorej nga punëtor ndërtimi, brenda së cilës janë gjetur 190 gramë kokainë.
Kur u ndaluan nga policia, një nga shqiptarët, që ishte edhe pasagjer në furgon ka tentuar që të arratiset duke u larguar me vrap, por është ndaluar nga efektivët.
Më pas autoritetet kanë kontrolluan edhe banesat e shqiptarëve ku janë gjetur 1 pakë me një kilogram kanabis, por edhe 40 mijë euro cash.
Sondazh
Poll