
Nënkryetari i partisë opozitare turke, Mehmet Palaz, ka ndërruar jetë pasi ra nga ballkoni teksa po festonte për fitoren në zgjedhje.
Mehmet Palaz dhe disa zyrtarë të tjerë kanë qenë duke festuar fitoren e zgjedhjeve në Tavas, ku në një moment është shembull ballkoni.
Shumë anëtarë të partisë u mblodhën para ndërtesës së partisë për të festuar fitoren e zgjedhjeve. Përveçse festimeve në rrugë, një grup i madh u ngjit në godinën e partisë në katin e dytë dhe mbushën dy ballkonet. Ndërkohë që festimet vazhdonin me entuziazëm, një nga ballkonet, i cili nuk mund të duronte më peshën, u shemb. Si pasojë e shembjes së ballkonit kanë mbetur të plagosur 8 anëtarë të partisë, 3 prej tyre në gjendje të rëndë. Të plagosurit, të cilët kanë marrë ndihmën e parë, janë dërguar nga ekipet mjekësore në spitalet përreth dhe janë trajtuar.
Mehmet Palaz mori goditje në kokë dhe më pas ndërroi jetë pavarësisht ndihmës mjekësore që iu dha.
Sipas rezultateve jopërfundimtare të Zgjedhjeve të Përgjithshme të Pushtetit Lokal 2024, kandidati për kryebashkiak të CHP-së Kadir Tatık, në qytetin e Tavas ishte drejt fitores dhe kjo ka bërë që të nisë festa.