Hapësire reklamuese

Bota

Plas keq në sallën e gjyqit, djali qëllon me 6 plumba vrasësin e babait (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb

Plas keq në sallën e gjyqit, djali qëllon me 6 plumba

Një situatë e paprecedentë ka ndodhur në Brazil, ku një 27 vjeçar ka qëlluar vrasësin e babait të tij në ambinetet e gjykatës.

Cristiano Alves Terto teksa priste vendimin e gjykatës nisi të akuzonte 38 vjeçarin për krimin e bërë dhe më pas i drejtoi armën duke e qëlluar të paktën 6 herë. Pjesa tjetër e sallës ra në kaos, ndërsa anëtarët e jurisë dhe stafi i gjykatës fshihen për t’u mbrojtur nga plumbat.

Pas veprimit të tij, i riu i armatosur u largua me shpejtësi nga salla e gjyqit, por shumë shpejt përfundoi në pranga, nën akuzë për tentativë vrasjeje.

Incidenti shqetësues ndodhi më 29 nëntor, por video e të shtënave u publikua vetëm kohët e fundit.

38 vjeçari u dërgua me urgjencë në një spital lokal dhe i mbijetoi të shtënave, por shpejt u transferua në një strukturë tjetër rreth 250 milje nga gjykata.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese