Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Plantacione me kanabis, autoritetet spanjolle shkatërrojnë grupin kriminal shqiptar me bazë në Katalonja

Shkruar nga Newsbomb
Plantacione me kanabis, autoritetet spanjolle shkatërrojnë grupin
Plantacione me kanabis

Autoritetet spanjolle kanë shkatërruar një grup kriminal shqiptar që operonte në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike në Katalonja.

Sipas mediave vendase, gjatë një operacioni ndërkombëtar, kanë në rënë në prangat e policisë 18 persona, 11 prej të cilëve janë me origjinë nga Shqipëria dhe mendohet të jenë kokat e organizatës kriminale.

Gjatë këtij operacioni, policia zbuloi 6 plantacione me kanabis, që përllogariten që të kishin rreth 4 mijë rrënjë të mbjellura në to.

Hetimet për grupin kishin nisur më herët, ndërsa ato ishin vendosur në kërkim të një grupi hajdutësh që grabisnin me dhunë shtëpi dhe rezidenca në këto zona.

Ky grup çoi hetuesit drejt organizatës shqiptare të dedikuar për kultivimin dhe trafikun masiv të marijuanës.

Mediat raportojnë se 11  bosët  janë burgosur, ndërsa pjesa tjetër e të arrestuarve, si kopshtarët  e plantacioneve janë liruar me akuza në pritje të gjyqit.

Në total u sekuestruan 4000 bimë marijuanë, 42 kilogramë sytha marijuane, si dhe 80 kg hashash  dhe 60 gramë MDMA .

Po ashtu u sekuestruan edhe 13,000 euro. Me arrestimet dhe burgosjet e drejtuesve të organizatës, organizata konsiderohet e shkatërruar.

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese