Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen ka reaguar në lidhje me ngjarjen shokuese në Sllovaki ku kryeministri Robert Fico u qëllua me armë zjarri.
Diplomatja evropiane dënon sulmin me armë dhe e cilëson ngjarjen si një akt që minon demokracinë.
“Dënoj fuqishëm sulmin e poshtër ndaj kryeministrit Robert Fico. Akte të tilla dhune nuk kanë vend në shoqërinë tonë dhe minojnë demokracinë, të mirën tonë më të çmuar të përbashkët. Mendimet e mia janë me kryeministrin Fico dhe familjen e tij.”- ka shkruar Von der Leyen në rrjetin social.
I strongly condemn the vile attack on Prime Minister Robert Fico.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) May 15, 2024
Such acts of violence have no place in our society and undermine democracy, our most precious common good.
My thoughts are with PM Fico and his family.
Kryeministri sllovak u qëllua me armë zjarri sapo doli nga një ndërtesë ku u mbajt mbledhja e qeverisë Sllovake.Ai është dërguar me makinë private në spital teksa autori i dyshuar është vënë në pranga nga autoritetet.
Në një video te publikuar shfaqen disa persona duke vrapuar për të kapur të dyshuarin jashtë qendrës kulturore.
Mbi ngjarjen reagoi edhe presidentja e Sllovakisë ku tha se ishte e tronditur nga sulmi “brutal dhe i pamëshirshëm” ndaj kryeministrit dhe i uroi atij forcë për t’u rikuperuar. Handlova ndodhet është rreth 180 km në veri-lindje të kryeqytetit Bratislavë.