Hapësire reklamuese

Bota

Plagosi me armë kryeministrin sllovak, grupi hetimor: 71-vjeçari nuk veproi vetëm, pjesë e një grupi

Shkruar nga Newsbomb
Plagosi me armë kryeministrin sllovak, grupi hetimor: 71-vjeçari nuk
FotoMontazh/ Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico dhe pamje nga vendi i ngjarjes

Ditën e djeshme u njoftua se kryeministri sllovak është jashtë rrezikut për jetën dhe i kaloi me sukses operacionet pas sulmit me armë zjarri nga një 71-vjeçari. Ndërsa sot ministri i brendshëm i Sllovakisë ka dalë me një njoftim ku thonë se 71-vjeçari nuk ka vepruar i vetëm, por është pjesë e një grupi të organizuar.

“Një ekip hetuesish është duke verifikuar mundësinë që sulmi i së mërkurës të mos ketë qenë vepër e një “ujku të vetmuar” siç mendohej më parë”, - tha përpara gazetarëve Matus Sutaj Estok.

Jeta e Ficos nuk është më në rrezik pas dy ndërhyrjejeve kirurgjikale, por gjendja e tij vazhdon të jetë e rëndë dhe 59-vjeçari është ende në terapi intensive. Të shtunën, i akuzuari për tentativën e vrasjes së kreut të ekzekutivit u la në paraburgim deri në gjykimin e tij. Edhe pse emri i tij nuk është bërë publik zyrtarisht, mediat vendase e kanë identifikuar gjerësisht si Juraj Cintula 71-vjeçar nga qyteti Levice.

Kryeministri Fico u qëllua 4 herë me armë, para një institucioni ku po mbante fjalën para një grupi mbështetësish në qytetin qendror Handlova. Ky sulm ishte i pari pas më shumë se 10 vitesh, sulm që ngriti alarmin mbi polarizimin politik në Sllovaki, një vend në Evropën Qendore me një popullsi prej 5.4 milionë banorësh. Atentati Robert Ficos ishte përpjekja e parë për të vrarë një udhëheqës europian në 20 vitet e fundit. Sulmi u dënua gjerësisht nga udhëheqësit ndërkombëtarë.

Analistët politikë dhe ligjvënësit thonë se ngjarja nënvizoi klimën e polarizuar politike në Sllovaki dhe në mbarë Europën. Sipas shtypit vendas, autori i dyshuar për sulmin ka qenë më parë ish-punonjës sigurie në një qendër tregtare, autor i tre librave me poezi, dhe i përfshirë në organizata politike me ideologji të ndryshme.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese