
Autoritetet spanjolle kanë mbyllur tre plazhe në ishujt Kanarie të Spanjës, për shkak të rrezikut nga peshkaqenët.
Për të dytën ditë radhazi, rojet e plazhit urdhëruan notarët të dilnin nga uji në plazhin Melenara në bregun lindor të ishullit pasi një dron policie vuri re një peshkaqen kokë çekiç rreth tre metra të gjatë në plazh.
Ndalimi i notit nisi të dielën pasdite në plazhin fqinj Salinetas dhe pak më vonë në plazhin San Agustin në jug të ishullit. Plazhi pritet të rihapet nëse pas vëzhgimit rezulton i pastër.
Ishujt Kanarie vitin e kaluar u vizituan nga të paktën 16 milionë turistë, që do të thotë brigjet e plazheve janë të tejmbushur nga pushuesit.

Vitin e kaluar, pushuesit shpenzuan më shumë se 20 miliardë euro në Ishujt Kanare. Turizmi përbën pothuajse 40% të prodhimit të përgjithshëm ekonomik në rajon. Por asgjë nga pasuria e krijuar këtu nuk u sjell dobi banorëve të ishullit, mbetën me "mbeturinat dhe pasoja e tjera negative" të tregtisë turistike. Për këtë arsye banorët e zonës kanë dalë në protesta për kundër turizmit masiv.
