Hapësire reklamuese

Bota

Pesë emigrantë mbyten në Kanalin anglez pak orë pas miratimit të planit "Ruanda"

Shkruar nga Newsbomb
Pesë emigrantë mbyten në Kanalin anglez pak orë pas
Gomone e mbytur me emigrantë

Ditën e djeshme, parlamenti britanik ka miratuar pas shumë diskutimesh projektligjin për deportimin e azilkërkuesve në Ruanda, të cilët hynë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.

Vetëm disa orë pas vendimit të marrë nga anëtarët e Dhomës së Lordëve dhe dhomës së lartë e parlamentit britanik, vetëm pask orë më pas pesë emigrantë kanë vdekur gjatë tentativës për të kaluar Kanalin Anglez me gomone.

Tragjedia është konfirmuar nga policia franceze, që bën me dije se një fëmijë ishte mes trupave të zbuluar në plazhin Ëimereux në veri të Francës, mëngjesin e së martës. Roja bregdetare franceze konfirmoi pas tragjedisë u gjetën disa trupa të pajetë.

Reuteres duke cituar autoritetet e Francës veriore raporton se varka që u përmbyt kishte 110 persona në bord. Rreth 100 emigrantë janë shpëtuar nga një rimorkiator i marinës franceze dhe po dërgohen në Boulogne.

Sekretari i Brendshëm britanik James Cleverly, departamenti i të cilit është përgjegjës për planin e Ruandës, shkroi në platformën X: "Këto tragjedi duhet të ndalen. Unë nuk do të pranoj një status-quo që kushton kaq shumë jetë".

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese