Hapësire reklamuese

Bota

Përsëritet historia, një tjetër zyrtar i lartë gjendet i vdekur në Moskë, ja çfarë dyshohet

Shkruar nga Newsbomb
Përsëritet historia, një tjetër zyrtar i lartë gjendet
Gjykatësja, Natalia Larina

Një gjykatëse e lartë ka humbur jetën pasi është hedhur nga dritarja e apartamentit të saj në rrugën  Mashinostroeniya në qendër të Moskës. Sipas mediave të huaja, 50 vjeçarja, Natalia Larina, e cila punonte në Gjykatën e Lartë të Rusisë merrej kryesisht me çështje kriminale të profilit të lartë.

Ajo ishte e njohur si përkrahëse e presidentit Vladimir Putin pasi kishte dhënë dënime të rënda ndaj armiqve të tij, si dhe për mbështetjen ndaj shërbimeve të sigurisë, FSB-së ruse.

Autoritetet ruse kanë nisur hetimet për të përcaktuar nëse vdekja e saj ishte vrasje e iniciuar nga persona të tretë apo vetvrasje. Duke u nisur nga gjetjet paraprake të hetuesve, thuhet se po hetohet pista se gjykatësja kishte humbur një shumë të madhe parash nëpërmjet mashtruesve telefonikë.

Më herët ajo kishte denoncuar në polici sesi disa agjentë telefonikë e kishn bindur se llogaria e saj bankare kërcënohej nga njerëz që punonin për inteligjencën e ushtrisë së Ukrainës.

Gjykatësja Natalia Larina pretendohet se kishte transferuar 1 milionë rubla ose 9000 dollarë në një llogari tjetër, të cilat i kishte humbur si pasojë e këtij mashtrimi, dhe për pasojë ajo nuk ka mundur që t’a përballojë dot presionin psikologjik të akumuluar si pasojë e humbjes.

Megjithatë, ende nuk ka konfirmime zyrtare që vërtetojnë se vdekja e saj është vetëvrasje, e shkaktuar nga rëndesa psikologjike.

Larina ishte gjykatëse kriminale prej 15 vitesh, në të cilat ka trajtuar disa nga çështjet e profilit të lartë si burgosja e vitit 2015, e artistit Pyotr Pavlensky që i vuri zjarrin hyrjes së inteligjencës FSB gjatë një proteste politike në Moskë. Gjithashtu, ajo kishte dënuar edhe disa bolshevikë të linjës ekstremiste.

Saga e vetëvrasjeve të zyrtarëve të lartë në Rusi është e njohur, pasi shpeshherë ngjarje të tilla të ngjashme janë raportuar edhe më parë.

Vdekja e pashpjeguar e Larina ngjason me atë të vitit 2023, kur deputeti Tobolsk , Vladimir Egorov, ra nga dritarja e tij e katit të tretë duke gjetur vdekjen në vend. Në qershor të po atij viti, shefja e një banke ruse Kristina Baikova, 28 vjeçe, ra për vdekje nga dritarja e apartamentit të saj.

Ndërsa në shkurt, zyrtarja e lartë e mbrojtjes ruse Marina Yankina 58 vjeçe, u gjet nga kalimtarë pa jetë në hyrjen e ndërtesës ku banonte në Shën Petersburg, e cila mendohej se është hedhur nga kati i 16 i pallatit.

Drejtuesi i kompanisë ruse Lukiol,  Ravil Maganov i cili kritikoi sulmin në Ukrainë, u gjet po ashtu i vdekur në rrethana të dyshimta pas rënies nga dritarja e katit të gjashtë në Moskë në shtator të 2022.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese