Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Përsëritet historia, kandidatit britanik i hidhet qumësht në fytyrë gjatë fushatës zgjedhore

Shkruar nga Newsbomb

Përsëritet historia, kandidatit britanik i hidhet qumësht në

Udhëheqësi i Partisë së Reformës në Mbretërinë e Bashkuar, Nigel Farage, i është hedhur një përzierje qumështi, e njohur ndryshe si “milkshake” në fytyrë gjatë fushatës për Zgjedhjet e parakohshmë të Përgjithshme të ardhshme në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo është hera e dytë, që kandidati politik, Farage përballet me një incident të ngjashëm, pasi edhe më parë ndaj tij ishin hedhur lëngje në fytyrë.

Një vajzë e re duket se ishte ngarkuar për të kryer detyrën për të hedhur përzierjen e qumështit në fytyrën e Farage, teksa ai ishte duke takuar votues në Clacton, në veri të Londrës.

Përsëritet historia, kandidatit britanik i hidhet qumësht në
 

Farage sapo kishte vizituar një bar vendas ku kishte folur për disa mbështetës, të cilëve u tha se do të kandidonte për zonën e  Clacton.

Sipas mediave vendase, policia e Essex ka njoftuar se ka bërë dy arrestime në lidhje me pijen e lëshuar ndaj kandidatit në Clacton. Duke u nisur raportimi i tyre thuhet se është arrestuar një 23-vjeçare nga Clacton, si e dyshuar për sulmin, si dhe një individ i dytë, i cili ishte ndaluar për sulm ndaj një punonjësi emergjence, duke shtuar se të dy po merren në pyetje nga autoritetet.

Përsëritet historia, kandidatit britanik i hidhet qumësht në
 

Sulmet me pije qumështi janë parë dhe në zgjedhjet e 2019 në Britani, ku Farage u bë objekt gjatë një eventi fushate në Neëcastle.

Përzierjet e qumështit nuk shkaktojnë dëm ndaj personit që goditet me to, por pas incidentit të 2019, policia mori në pyetje një komedian të majtë në Angli që kishte komentuar se hedhja e qumështit ndaj politikanëve është një shpërdorim ushqimi, kur shumë mirë mund të përdoret acid baterie. Deklarata e tij u kritikua nga autoritetet, ndërsa paralajmëruan që ngjarje të tilla të mos përsëriten më në të ardhmen.

Përsëritet historia, kandidatit britanik i hidhet qumësht në
 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese