Hapësire reklamuese

Bota

Përplasje në zgjedhjet lokale në Turqi, një i vdekur dhe 12 të plagosur

Shkruar nga Newsbomb
Përplasje në zgjedhjet lokale në Turqi, një i vdekur dhe 12
Foto ilustruese

Në Turqi ditën e sotme po zhvillohen zgjedhjet lokale, ku mbi 61 milionë njerëz kanë të drejtë të votojnë në 81 provincat e vendit.

Votimi filloi në orën 7:00 të mëngjesit me kohën lokale dhe do të vazhdojë deri në orën 16:00 në 32 provinca lindore të vendit. Në provincat e mbetura, qendrat e votimit hapen në orën 08:00 dhe do të mbyllen në orën 17:00.

Por duket se zgjedhjet nuk janë dhe aq të qeta, pasi në periferi të zgjedhjeve komunale në Dijarbakir, ka pasur një përplasje të ashpër mes dy grupeve.

Për pasojë nga përplasja e ashpër ka humbur jetën një person dhe kanë mbetur të plagosur 12 të tjerë.

"Përleshjet shpërthyen midis dy grupeve gjatë zgjedhjeve të sotme, duke rezultuar në një të vdekur dhe dymbëdhjetë të plagosur" i tha një zyrtar për AFP, duke sqaruar se këto incidente ndodhën në një fshat që ndodhet 30 kilometra larg Dijarbakirit.

Kujtojmë që në garë janë kandidatë nga 34 parti politike, ndërsa në mbarë vendin janë vendosur më shumë se 206.000 qendra votimi.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese