Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Përplasje Izrael-Iran/ OKB thirrje për vetpërmbajtje: Bota nuk është gati për një tjetër luftë

Shkruar nga Newsbomb
Përplasje Izrael-Iran/ OKB thirrje për vetpërmbajtje: Bota nuk
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres u ka bërë thirrje Izraelit dhe Iranit për vetpërmbajtje, duke kërkuar që të shmangin veprimet që mund të çojnë në konfrontime të mëdha ushtarake. Sipas tij, rajoni dhe bota nuk janë gati që të përballojnë edhe një luftë tjetër.

“Komuniteti ndërkombëtar nuk mund të përballojë një luftë tjetër. Jam thellësisht i alarmuar për rrezikun shumë real të një përshkallëzimi shkatërrues në mbarë rajonin. U bëj thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje maksimale për të shmangur çdo veprim që mund të çojë në konfrontime të mëdha ushtarake në fronte të shumta në Lindjen e Mesme. Unë kam theksuar vazhdimisht se as rajoni dhe as bota nuk mund të përballojnë një luftë tjetër”,- tha sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Gutterres.

Ndërkohë që të dy vendet e përfshira në këto tensione kanë reaguar pas thirrjes së sekretarit. Sipas Përfaqësuesit të Izraelit në OKB, Gilad Erdan shpjegon se sulmi i Iranit shkel Kartën e OKB-së. Nga ana tjetër, misioni i Iranit në OKB tha se sulmi erdhi si një përgjigje ndaj sulmit të Izraelit ndaj qendrës diplomatike në Siri dhe u krye në përputhje me klauzolën e Kartës për vetëmbrojtje legjitime.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese