Hapësire reklamuese

Bota

Po bënin paradë mbretërore, përplasen dy helikopterë të marinës në Malajzi, vdesin 10 persona (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Po bënin paradë mbretërore, përplasen dy helikopterë
 

Dhjetë persona kanë vdekur pasi dy helikopterë të marinës u përplasën në ajër gjatë provave ushtarake për një paradë të Marinës Mbretërore të Malajzisë, raporton BBC. Njëri prej helikopterëve preu rotorin e tjetrit përpara se të dy të përplaseshin në tokë, tregojnë pamjet e publikuara në mediat lokale.

Incidenti ndodhi në orën 09:30 me kohën lokale në Lumut, i cili është shtëpia e një baze marine. Nuk dihet nëse ka persona të mbijetuar. Një nga helikopterët, një HOM M503-3 me 7 persona në bord, u rrëzua në një pistë vrapimi. Tjetri, një Fennec M502-6 me 3 të tjerët, u përplas në një pishinë aty pran

Në mars, një helikopter i rojes bregdetare të Malajzisë u rrëzua në det pranë ishullit Angsa gjatë një fluturimi stërvitor. Dy pilotët dhe dy pasagjerët në bord u gjetën dhe u shpëtuan nga peshkatarët.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese