Reshje e dendura të shiut, si asnjëherë më parë në Dubai shkaktuan pamje apokaliptike. Me qytete, aeroportet dhe rrugët e përmbytura.
E teksa qyteti i “sheikëve” u përmbyt analistët, meteorologë, por dhe politikanët, po mundohen të gjejnë shkakun e shirave të dendura që është një fenomen shumë i radhë.
Qershorin e kaluar, Princi i Kurorës së Dubait , Sheikh Hamdan bin Mohammed bin Rashid Al Maktoum, miratoi një fond prej 21.8 miliardë dollarësh për të zgjeruar dhe ri dizajnuar sistemin e kullimit. Në janar, një agjenci e re për menaxhimin e përmbytjeve u krijua në qytet.
Mirëpo, shiu më i denduri në 75 vitet e fundit që ktheu qytetin e Dubait në një lagunë të madhe, i kapërceu planet.
E teksa ujerat po tërhiqen, autoritetet vendore nuk kanë ende informacione për vlerën totale të dëmeve të shkaktuara. Mirëpo teksa situata po qetësohet, debati është nëse stuhia u shkaktua nga “bombardimi” reve me kripë , një teknikë e quajtur "mbjellja e reve", për të krijuar shi artificial në Dubai.
Në Emiratet e Bashkuara Arabe, kjo teknikë është përdorur që nga vitet '90, pasi në shumë raste ato mund të shkaktojnë reshje. E teksa ka akuza që kjo mund të këtë ndodhur nga ky proces, meteorologët në qendër mohojnë çdo lidhje. Ata thonë se do të ishte e pamundur të shkaktohet një përmbytje e tillë nga bombardimi i reve me krip.
Ajo që shkencëtarët thonë është se temperaturat gjithnjë e më të nxehta të Dubait dhe, natyrisht, në rajon më gjerë, kanë kontribuar në motin e keq historik dhe do ta bëjnë këtë më shpesh në të ardhmen.
View this post on Instagram