
Qindra fluturime janë anulluar mbrëmjen e djeshme në aeroportin ndërkombëtar “Palma de Mallorca” në Spanjë, pasi një stuhi e pazakontë goditi rajonin ishullor duke shkaktuar përmbytje të mëdha në aeroport.
Sipas mediave të huaja, të paktën janë anulluar 100 nga 900 fluturimet që ishin të planifikuara që të bëheshin, si dhe raportohet për dëme të shumta materiale.
Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, rrugët e aeroportit janë përmbytur, shira e rrëmbyeshëm që futen brenda në ndërtesën pritëse.
Nëpërmjet një postimi në llogarin zyrtare, aeroporti ka njoftuar anullimin përkohësisht të fluturimeve dhe se është aktivizuar plani i emergjencës për përmbytjet.
“Aeroporti Palma de Mallorca ka kufizuar përkohësisht funksionimin për shkak të ndikimit të një stuhie të fortë dhe ka aktivizuar planin e emergjencës për përmbytjet”,- thuhet në njoftimin e publikuar.
Një video tregoi ujërat e shiut duke përmbytur një nga pistat e aeroportit, ndërsa një anëtar të stafit që zhytej në ujë për të treguar se sa thellë ishte. Një tjetër tregonte pasagjerët brenda terminalit duke u përpjekur të mbroheshin, pasi uji kishte filluar të hynte nga tavani i ndërtesës.
Mediat lokale raportuan se autoritetet e emergjencës kishin regjistruar mbi 320 incidente në lidhje me motin që nga nata e së hënës.