Mbretëresha Camilla ka anulluar të gjitha daljet publike të planifikuara gjatë kësaj ajve pas një gjendje të komplikuar shëndetësore. Ky lajm është bërë i ditur nga Buckingham Palace teksa informon se mbretëresha është sëmurë me një infeksion në gjoks.
“Madhështia e saj Mbretëresha aktualisht nuk është mirë me një infeksion në gjoks, për të cilin mjekët e saj kanë këshilluar një periudhë të shkurtër pushimi. Me keqardhje të madhe, Madhërisë së Saj i është dashur të tërhiqet nga angazhimet e saj për këtë javë, por ajo shpreson shumë që të shërohet në kohë për të marrë pjesë normalisht në ngjarjet e Kujtesës së kësaj fundjave. Ajo u kërkon falje të gjithë atyre që mund të jenë në bezdi ose të zhgënjyer si një rezultat”, thotë Buckingham Palace.
Mbretëresha Camilla, 77 vjeç, nuk do të marrë pjesë në aktivitetin vjetor Field of Remembrance në Ëestminster Abbey të enjten, 7 nëntor. Mbretëresha do të përfaqësohet nga Birgitte, Dukesha e Gloucester-it në këtë ngjarje.
Mbretëresha gjithashtu nuk do të bashkëorganizojë një pritje në Pallatin Buckingham së bashku me Mbretin Charles për medalistët e Ekipit të Britanisë së Madhe që garoi në Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike të Parisit 2024, të planifikuara për 7 nëntor.