Hapësire reklamuese

Bota

Përfshihet nga flakët ndërtesa në Kuvajt, humbin jetën 53 persona dhe plagosen 40 të tjerë

Shkruar nga Newsbomb
Përfshihet nga flakët ndërtesa në Kuvajt, humbin jetën
Pamje nga zjarri në ndërtesën në Kuvajt

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kuvajt, ku si pasojë e një zjarri në ndërtesë të paktën 53 persona raportohen të vdekur.

Sipas mediave të huaja, flakët përfshinë ndërtesën në periferi të qytetit, ku strehoheshin punëtorët e ndërtimit. Menjëherë në vendngjarje janë paraqitur shërbimet e zjarrfikëses dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë, por flakët ishin përhapur me shpëjtësi duke e bërë të pamundur vënien nën kontroll shpejt të tyre.

Gjatë këtij operacioni të shpëtimit janë shpëtuar rreth 40 persona, të cilët kishin pësuar djegie jo shumë të rënda në trup, ndërsa mësohet se 53 persona që ndodheshin brenda të kenë mbetur viktima të zjarrit.

Ndërtesa në të cilën ka rënë zjarri është përdorur për strehimin e punëtorëve dhe aty ka pasur një numër të madh punëtorësh. Dhjetra u shpëtuan, por për fat të keq pati shumë viktima”,- thuhej në njoftimin e policisë sipas mediave.

Në njoftimin e autoriteteve nuk bëhet me dije kombësia e punëtorëve të mbetur viktima, ndërsa thuhet se shpesheherë është paralajmëruar që ato të mos grumbullohen në këto strehimore pasi siguria në to është shumë e vogël.

Ne gjithmonë kemi paralajmëruar kundër grumbullimit të shumë punëtorëve në strehimore”,- tha policia, pa dhënë detaje për moshën apo kombësinë e punëtorëve.

Pas më shumë se disa orësh në luftë me flakët, autoritetet deklaruan se zjarri ishte vënë nën kontroll, teksa kanë nisur hetimet për shkaqet e zjarrit në këtë qendër.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese