Një burrë i dënuar me vdekje për përdhunimin dhe vrasjen e një vajze nëntë vjeçare në vitin 2007 u ekzekutua të martën në Misuri.
Ky është ekzekutimi i 23-të që ndodh këtë vit në SHBA. Pothuajse të gjithë përdorën injeksione kimike vdekjeprurëse, me përjashtim të tre të dënuarve që u bënë me metodën shumë të diskutueshme të thithjes së azotit në Alabama (juglindje.
Christopher Collings, 49 vjeç, u dënua me vdekje në vitin 2012 për përdhunimin dhe vrasjen e Roëan Ford, 9 vjeç. Ai rrëfeu se e kishte rrëmbyer, përdhunuar dhe më pas e mbyti kur kuptoi se ajo e njohu, sipas aktakuzës. Më pas ai e fshehu trupin e fëmijës në një gropë, ku u gjet disa ditë më vonë.
Sondazh
Poll