Hapësire reklamuese


Bota

Pazaret e drogës i marrin jetën shqiptarin në Spanjë, autorët e qëlluan me plumb në kokë dhe e lanë në dyert e spitalit, arrestohet një person

Shkruar nga Newsbomb
Pazaret e drogës i marrin jetën shqiptarin në Spanjë,
Foto ilustruese

Një shtetas është dorëzuar pranë policisë spanjolle lidhur me ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë ku një shtetas shqiptar mbeti i vrarë. Sipas mediave vendase mësohet se një burrë, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije për mediat, është dorëzuar në stacionin e Policisë Mossos d’Esquadra në Lloret de Mar.

Ky shtetas menjëherë është vënë në prangat e autoriteteve, ndërkohë deri më tani nuk dihet se çfarë roli ka pasur ai në ngjarje, nësa ka qenë një nga tre personat të cilët ndodheshin në automjetin nga ku u qëllua shqiptari apo ka qenë vetë ai që qëlloi për vdekje shqiptarin.

Agjentët nga DIC e Girona kanë shkuar në stacionin e Policisë, Loret de Mar për të dëgjuar deklaratën e tij si dhe të zbardhin rolin që ky shtetas ka pasur në vdekjen e shqiptarit.

Kujtojmë se mbrëmjen e së shtunës, 5 tetor, një shqiptar mbeti i vdekur në Girona të Spanjës, pasi u qëllua me armë zjarri nga disa persona ende të paidentifikuar. Mediat spanjolle raportuan se shqiptari u qëllua nga një “Audi”  i zi. Shqiptari ende i paidentifikuar, pasi u qëllua u mor dhe u la përpara derës së urgjencës në Giorna ku dhe u gjet nga ekipi mjekësor. Ai kishte marrë një plagë në pjesën e pasme të kokës dhe fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetojë kësaj plage duke humbur jetën disa orë më vonë.

Një krim i lidhur me trafikun e drogës

Shqiptari i braktisur para urgjencës së spitalit Blanes ka pasur një plagë në pjesën e pasme të kokës, e cila duket se është bërë me armë zjarri. Mirëpo, do të duhen ekspertizat mjeko-ligjore, të cilat do të kryhen këtë të hënë, për të sqaruar këtë ngjarje.

Ajo që e kanë të qartë Mossos d'Esquadra është se kjo vrasje lidhet edhe një herë me trafikun e drogës, marihuanës, një biznes fitimprurës dhe shumë i rrezikshëm, i cili e ka kthyer Katalonjën në prodhuesin më të madh të kësaj droge, e cila eksportohet në të gjithë Evropën. Hetimet e policisë për të çmontuar organizatat shqiptare nuk po ndalen , mirëpo kjo gjë nuk po i pengon ata të cilët ashtu si dhe bimët, “po mbijnë” në të gjithë vendin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese