Patriarku i Kishës Ortodokse Ruse, Krill ka festuar Krishtlindjet së bashku me presidentin Rus Vladimir Putin, ndërsa kanë shfrytëzuar këtë moment për t’i dërguar një mesazh jomiqësor Perëndimit.
Kisha, e cila feston Krishtlindjet më 7 janar në përputhje me kalendarin Julian, ka qenë një mbështetëse e zëshme e pushtimit brutal të Ukrainës nga presidenti rus që nga fillimi i tij.
Në fjalimin ritual të mbajtur për festimet e Kirtlindjes, Patriarku Krill tha se Perëndimi e urren Rusinë, dhe kjo jo prej fuqisë bërthamore që ky shtet posedon, por prej rrugës alternative që Rusia ka zgjedhur drejt qytetërimit të zhvilluar.
Ndër të tjera ai tha se askush nuk e mund dot fizikisht Rusinë por përdorin forma të tjera me qëllim uljen dhe dobësimin e shtetit.
“Ata na urrejnë sepse ne po ofrojmë një rrugë tjetër, alternative të zhvillimit të qytetëruar.
Fizikisht ata nuk mund të na mbytin vërtet, megjithëse përpiqen përmes llojeve të ndryshme të shpifjeve dhe krijimit të blloqeve të një lloji që synojnë të dobësojnë Rusinë. Asgjë nuk do të funksionojë sepse Zoti është me ne," tha Patriarku i Kishës Ortodokse Ruse, Krill.