Hapësire reklamuese

Bota

Pasi u shpall fajtor për dhjetëra akuza, Donald Trump rrezikon të humbë në zgjedhjet presidenciale

Shkruar nga Newsbomb
Pasi u shpall fajtor për dhjetëra akuza, Donald Trump rrezikon të
Donald Trump gjatë fushatës

Donald Trump është i pari ish-president që shpallet fajtor për një krim. Ndërkohë që Trump vijon të jetë kandidat për zgjedhjet presidenciale që do mbahen në nëntor.

Sondazhet kanë treguar se ai mban një avantazh të lehtë në shumë shtete kyçe përball presidentit aktual, Joe Biden. Por ato sondazhe gjithashtu dhanë prova se kjo bindje mund të ndryshojë, pasi bëhet fjalë për një diferencë tyë vogël votash.

Në exit poll-et e kryera gjatë zgjedhjeve paraprake republikane këtë dimër, një numër dyshifror i votuesve thanë se nuk do të votonin për ish-presidentin nëse ai dënohej për një krim.

Dhe një rënie e lehtë e mbështetjes së Trump mund të jetë e mjaftueshme që Biden të jetë sërish në detyrë si president.

Nëse Trump fiton zgjedhjet ai do të jetë i pari president i dënuar që do të drejtojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një model politik që ka parashikuar me sukses fituesin e çdo gare presidenciale që nga viti 1984.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese