Hapësire reklamuese

Bota

Pasi u përpoq ta ndalonte në SHBA, Trump i bashkohet Tik-Tok, fiton mbi 3 milionë ndjekës brenda 20 orëve

Shkruar nga Newsbomb
Pasi u përpoq ta ndalonte në SHBA, Trump i bashkohet Tik-Tok, fiton
Ish-presidenti Donald Trump i bashkohet TikTok-ut

Ish-presidenti Donald Trump të shtunën iu bashkua platformës TikTok ue postuar videon e parë ku ka tërhequr më shumë se 3 milionë ndjekës brenda24 orësh. Vendimi për t’u bashkuar me platformën mund të ndihmojë ish-presidentin të arrijë votuesit e rinj në përpjekjen e tij të tretë për Shtëpinë e Bardhë.

Trump iu bashkua pasi dikur u përpoq të ndalonte aplikacionin kinez ne SHBA.

"Është nderi im," - tha Trump në videon, e cila shfaq CEO të Ultimate Fighting Championship, Dana Ëhite, e cila deklaroi se "presidenti është tani në TikTok".

Trump është në një garë të ngushtë me presidentin aktual demokrat Joe Biden para zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit. Më herët Trump është përpjekur për të ndaluar TikTok, por kërkesa u bllokua nga gjykata. Në mars, ai tha se platforma megjithëse përbënte një kërcënim për sigurinë kombëtare, një ndalim i saj do të dëmtonte disa të rinj dhe vetëm do të forconte Facebook-un e Meta Platforms, të cilin ai e ka kritikuar ashpër.

Trump tashmë ka një prani aktive në rrjetet sociale me më shumë se 87 milionë ndjekës në X dhe mbi 7 milionë ndjekës në platformën e tij, Truth Social, ku poston pothuajse çdo ditë. Ai këtë angaxhim e ka ndërmarë pasi tha në një deklaratë se do të “përdorë çdo mjet të disponueshëm për të folur drejtpërdrejt me popullin amerikan.”

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese