
Arben Taravari
Pas një mbledhjeje që zgjati rreth dy orë, Aleanca për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut ka vendosur të largohet nga Qeveria dhe të kalojë në opozitë.
Lajmi u bë i ditur mbrëmjen e djeshme nga kryetari i ASH-së, Arben Taravari, në një konferencë për media. Ai sqaroi se ky vendim erdhi si pasojë e zhgënjimit nga bashkëpunimi me koalicionin VLEN, sipas tij, nuk ka arritur të përmbushë premtimet dhe pritshmëritë.
"Morëm vendim që Aleanca për Shqiptarët të shkojë në opozitë. Askush nuk ka lindur në Qeveri", deklaroi kreu i ASH-së, Arben Taravari.
Sondazh
Poll