“META” ka dhuruar 1 milion dollarë për fondin inaugurues të presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Ky lajm vjen dy javë pasi CEO i META, Mark Zuckerberg zhvilloi një takim privat me Donald Trumpn , në Mar-a-Lago.
Mediat e huaja raportojnë se Zuckerbeg po kërkon një rol më aktiv në formësimin e politikës së teknologjisë së administratës së ardhshme. Ky afrimitet i Zuckerberg dhe Trump vjen katër vite pasi META e ndaloi Trumpin nga platform e tij pas kryengritjes së 6 janarit 2021.
Deri në zgjedhjet presidenciale, Zuckerberg filloi gradualisht të afrohej me Trump, të cilin e kishte ndaluar nga Facebook dhe Instagram në vitin 2021.
Një numër drejtuesish të lartë në disa prej kompanive më të mëdha të teknologjisë amerikane, duke përfshirë Tim Cook të Apple, Sundar Pichai të Google dhe Andy Jassy të Amazon kishin kërkuar të merrnin një audiencë me kandidatin e e zgjedhjeve të nëntorit, Donald Trump.