Prej fillimit të këtij viti, 3.344 persona kanë fituar shtetësi ruse në këmbim të shërbimit ushtarak kundër pushtimit të Ukrainës. Ky dekret është nënshkruar nga vetë presidenti rus Vladimir Putin ku lejon lëshimin e pasaportave ruse për persona dhe familjarë të tyre vetëm nëse marrin pjesë në luftën që po zhvillohet me Ukrainën.
Irina Volk, përfaqësuese zyrtare e Ministrisë së Brendshme të Rusisë, i bëri të ditura këto shifra më 4 nëntor. Nuk është e qartë nëse këto shifra përfshijnë vetëm pasaportat e lëshuara për personelin ushtarak, apo edhe për familjarët e tyre.
Ky dekret parashikon shtetësi ruse për personel ushtarak që nënshkruajnë kontratë një vjeçare me forcat e ushtrisë ruse ose me formacionet ushtarake proruse që luftojnë në Ukrainë. Njëkohësisht, Rusia ka vendosur në zbatim një tjetër dekret që u heq nënshtetësinë atyre qytetarëve që nuk kanë pranuar të kryejnë shërbimin ushtarak.
Ministria e Brendshme ruse ka bërë me dije se 1.117 rusë kanë humbur shtetësinë gjatë 8 muajve.