Hapësire reklamuese

Bota

Pas telefonatës së Trump me Zelenskyn e Putin, Shtëpia e Bardhë: Kurrë nuk kemi qenë kaq afër paqes në Ukrainë

Shkruar nga Newsbomb
Pas telefonatës së Trump me Zelenskyn e Putin, Shtëpia e
Vladimir Putin/ Donald Trump/ Volodymyr Zelensky

Presidentët Donald Trump pas bisedës telefonike që zhvilloi një ditë më parë me Putin, sot foli rreth një orë me Volodymyr Zelenskyn.

Përmes një postimi në “Truth Social” presidenti republikan tha se biseda me liderin ukrainas shkoi shumë mirë dhe se “jemi në rrugën e duhur” për arritjen e armëpushimit dhe paqes në Ukrainë. 

Nga ana tjetër, presidenti Zelensky njoftoi përmes një postimi në platformën “X” se gjatë telefonatës, Trump i tregoi detaje nga biseda e tij e një dite më parë me liderin rus Vladimir Putin.

Gjithashtu Zelenssky thekson se “së bashku me Amerikën, me Presidentin Trump dhe nën udhëheqjen amerikane, një paqe e qëndrueshme mund të arrihet këtë vit”.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt gjatë një konference për shtyp me mediat tha se “gjatë telefonatës me Trump, Putin ra dakord që të pezullonte sulmet në infrastrukturën energjetike të Ukrainës por nuk pranoi të miratonte një armëpushim të plotë 30 ditor, që Trump shpresonte se do të ishte hapi i parë drejt një marrëveshjeje të përhershme paqeje.”

Nuk kemi qenë kurrë kaq afër paqes, dhe kjo falë Presidentit Trump.” – tha ajo duke iu referuar telefonatave të presidentit Donald Trump me presidëntët Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin, gjatë 2 ditëve të fundit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese