Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum ka komentuar pasigurinë dhe shqetësimet e mundshme që mund të lindin në rast të një fitorje të Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, duke siguruar qytetarët e vendit të saj se nuk ka arsye për të qenë të shqetësuar.
Në konferencën e saj të përditshme për media, Sheinbaum tha se Meksika do të vazhdojë të ecë përpara, duke theksuar se vendi është i pavarur dhe sovran.
“Për bashkatdhetarët tanë, për të afërmit e tyre që janë këtu, nuk ka arsye për shqetësim. Meksika do të ecë gjithmonë përpara, ne jemi një vend i lirë, i pavarur dhe sovran dhe do të ketë marrëdhënie të mira me SHBA-në. Unë jam e bindur për këtë."
Emigracioni ishte një temë gjatë gjithë fushatës presidenciale të Trump dhe ish-presidenti sulmoi shpesh Meksikën për “lejimin e njerëzve të hyjnë përmes kufirit tonë”.
Pavarësisht këtyre tensioneve, Sheinbaum theksoi se Meksika mbetet e angazhuar për të ruajtur marrëdhënie të mira me Shtetet e Bashkuara, dhe se çdo ndryshim politik në SHBA nuk do të ndalojë përpjekjet për të siguruar stabilitet dhe zhvillim për qytetarët e Meksikës, si dhe për të mbështetur bashkatdhetarët që jetojnë dhe punojnë në SHBA.