Hapësire reklamuese


Bota

Pas Finlandës, Suedia akuzon Rusinë se avionët luftarakë të saj kanë shkelur hapësirën ajrore

Shkruar nga Newsbomb
Pas Finlandës, Suedia akuzon Rusinë se avionët luftarakë
Pamje nga avioni luftarak

Suedia ka hedhur akuza kundrejt Rusisë se një aeroplan i ushtrisë së saj ka shkelur në hapësirën ajrore suedeze në lindje të ishullit Baltik të Gotland këtë të premte.

Një zëdhënës i forcave të armatosura të Suedisë, tha se kjo ndërhyrje është pritur nga dy avionë luftarakë suedezë. Gjithashtu, shefi i forcave ajrore suedeze, Jonas Ëikmani cilësoi këto veprime të rusisë si të papranueshme, ndërsa shtoi se ato tregojnë mungesë respekti për integritetin territorial të Suedisë.

Veprimet ruse nuk janë të pranueshme dhe tregojnë mungesë respekti për integritetin tonë territorial. Ne ndoqëm të gjithë zinxhirin e ngjarjeve dhe ishim në vend për të ndërhyrë”,- tha shefi i forcave ajrore suedeze, Jonas Ëikman.

Javën e kaluar, ministria e mbrojtjes e Finlandës tha se një hetim ishte nisur pasi një avion ushtarak rus dyshohej se kishte shkelur hapësirën ajrore finlandeze, duke fluturuar rreth 2.5 km brenda kufirit të vendit nordik.

Shkelja në Gjirin lindor të Finlandës zgjati për rreth dy minuta, tha ministri i Mbrojtjes së vendit, Antti Hakkanen, duke paralajmëruar se Finlanda, e cila u bashkua me NATO-n në prill 2023, e merr seriozisht shkeljen e dyshuar territoriale.

Në mars, Suedia u bë zyrtarisht anëtarja e 32-të e NATO-s, në një moment historik për vendin historikisht neutral. Anëtarët e aleancës ushtarake bien dakord që nëse njëri prej tyre sulmohet, vendet e tjera duhet ta ndihmojnë atë të mbrohet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese