Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Pas bisedës me Putin, Donald Trump telefonon menjëherë Zelenskyn: Është koha të ndalet kjo luftë absurde

Shkruar nga Newsbomb
Pas bisedës me Putin, Donald Trump telefonon menjëherë Zelenskyn:
Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka njoftuar se ka biseduar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ai ka njoftuar në rrjetin e tij social “Truth Social” se e ka telefonuar menjëherë pas dakordësimit me Putin, ndërsa kanë folur për nisjen e negociatave midis Ukrainë-Rusi.

Trump shprehet se kanë diskutuar rreth shumë çështjeve që lidhen me luftën, teksa do të zhvillojnë një takim ditën e premte në Mynih.

Postimi i Donald Trump:

Sapo fola me Presidentin Volodymyr Zelenskyy të Ukrainës. Biseda shkoi shumë mirë. Ai, ashtu si Presidenti Putin, dëshiron të bëjë PAQE. Diskutuam një sërë çështjesh që lidhen me Luftën, por kryesisht për takimin që po organizohet të premten në Mynih, ku Nënpresidenti JD Vance dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio do të udhëheqin Delegacionin.

Kam shpresë që rezultatet e atij takimi do të jenë pozitive. Është koha të ndalet kjo Luftë absurde, ku ka pasur vdekje dhe shkatërrim masiv, krejtësisht të panevojshëm. Zoti i bekoftë njerëzit e Rusisë dhe Ukrainës!

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese