Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Pas askidentit i rrëzimit të avionit, Korea e Jugut merr masa: Do të instalojmë radarë termikë dhe kamera për zbulimin e zogjve në çdo aeorport

Shkruar nga Newsbomb
Pas askidentit i rrëzimit të avionit, Korea e Jugut merr masa: Do
Pamje e avionit te rrezuar ne Korene e Jugut

Pas askidentit ajror që ndodhi në Korenë e Jugut në dhjetor të vitit 2024, shteti korean do të marri masa. Në çdo areoport të Koresë së Jugut do të instalojnë kamera për zbulimin e zogjve dhe radarë të imazhit termik, që do të bëhet në vitin 2026.

Javën e kaluar hetuesit bënë me dije se kishin gjetur prova të një goditje zogjsh në avionin Boeing 737-800, ku gjetën pupla dhe njolla gjaku në dy motorët e avionit.

Ministria e Tokës në një deklaratë ditën e sotme është shprehur se instalimi i radarëve do të përmirësojë zbulimin e hershëm të zogjve dhe aftësimin e reagimit për avionë, teksa transmeton informacionin tek kontrollatorët e trafikut ajror.

“Radarët e zbulimit të shpendëve do të instalohen në të gjitha aeroportet për të përmirësuar zbulimin e hershëm të zogjve të largët dhe për të përmirësuar aftësitë e reagimit për avionët”, tha Ministria e Tokës në një deklaratë.

Ndër të tjera, Ministria shtoi se të gjitha aeroportet do të duhet gjithashtu të pajisen me të paktën një aparat fotografik termik.

Aktualisht vetëm katër aeroporte në Korenë e Jugut janë të pajisura me kamera termike. Është e paqartë nëse ndonjë prej tyre ka në vend radarë për zbulimin e shpendëve.

179 pasagjerët në bordin e aeroplanit Boeing B737-800 ishin të moshës nga tre deri në 78 vjeç, megjithëse shumica ishin në të 40-at, 50-at dhe 60-at e tyre. Dy anëtarë të ekuipazhit të kabinës ishin të vetmit të mbijetuar.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese