Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Parlamenti i Tajvanit kthehet në arenë boksi, deputetët "përleshen" me njëri-tjetrin

Shkruar nga Newsbomb
Parlamenti i Tajvanit kthehet në arenë boksi, deputetët
Foto nga skenat e dhunshme midis deputetëve në Parlamentin e Tajvanit

Parlamenti i Tajvanit është kthyer në një arenë boksi ditën e sotme, pasi deputetët e pranishëm në sallë u përleshën me njëri-tjetrin. Zënka e tyre, vjen vetëm disa ditë para ceremonisë së betimit të Presidentit të ri të Taivanit, Lai Ching-te.

Në videot e shpërndara në rrjetet sociale, politikanët shihen duke u shtyrë, goditur dhe përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa hipin mbi tavolina për të shkuar tek vendi i kryetarit të Kuvendit në dhomën legjislative.

Sipas mediave të huaja, tensionet në sallë u ngritën pas një mosmarrëveshje për reformat parlamentare.

Partia kryesore e opozitës Kuomintang (KMT) dhe aleatët e saj propozuan që palamenti të marrë kompetenca kontrolli më të mëdha se qeveria.

Kjo përfshin një lëvizje të diskutueshme për të kriminalizuar zyrtarët që mendohet se bëjnë deklarata të rreme në parlament,​​një propozim i cili është refuzuar nga Partia Demokratike Progresive (DPP) e z. Lai pasi e konsideron si një një shpërdorim jokushtetues të pushtetit.

Parlamenti i Tajvanit kthehet në arenë boksi, deputetët
 

Skenat e dhunshme ka të ngjarë të shtojnë spekulimet se zoti Lai do të përballet me një sfidë më të ashpër se presidenti Tsai Ing-wen, paraardhësi i tij, në marrjen e mbështetjes për politikat legjislative që do të ndërmarrë pasi të marrë detyrën.

Edhe pse ai fitoi zgjedhjet presidenciale në janar, DPP nuk arriti të sigurojë një shumicë absolute në organin prej 113 vendesh.

Tajvani , i përshkruar shpesh si një "demokraci e gjallë", ka një histori të vazhdueshme të përleshjeve parlamentare.

Në vitin 2020, ligjvënësit e KMT-së hodhën kova me “zorrë e derri” drejt kryeministrit Su Tseng-chang, dhe u përplasën fizikisht në sallën e Kuvendit gjatë një mosmarrëveshje për lehtësimin e importeve të derrit në SHBA.

Gjatë kësaj përplasjeje, mbetjet e organeve të brendshme të derrit pushtuan tapetin e kuq të parlamentit.

Parlamenti i Tajvanit kthehet në arenë boksi, deputetët
 

Pamjet video të incidentit treguan politikanë –disa të veshur me xhaketa shiu duke hedhur organet e derrit në drejtim të njëri-tjetrit, ndërsa ndihmësit e parlamentit apeluan për qetësi  teksa u binin borive.

Në të njëjtin vit, një debat për shkurtimin e pensioneve përfundoi në një luftë me tullumbace uji.

Një tjetër incident i paharrueshëm ndodhi në vitin 2006, kur Wang Shu-hui, një politikane e DPP-së, u përpoq të ndalonte një propozim të diskutueshëm për lidhjet e drejtpërdrejta të transportit me Kinën duke e ngrënë dokumentin që përmbante propozimin.

Zonja Wang përfundimisht e pështyu dokumentin dhe e grisi pasi kundërshtarët u përpoqën ta bënin atë ta kollitej duke e tërhequr flokët.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese