
Parlamenti i hungarisë ka miratuar ditën e sotme projektligjin për tërheqjen nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP). Ky propozim u miratua me me 134 vota pro, 37 kundër dhe 7 abstenime.
Kjo nismë është ndërmarrë që në fillim të Prillit nga kryeministri vendas Viktor Orban, i cili shpreh se Gjykata Ndërkombëtare Penale është shndërruar në një aktor politik dhe se nuk është më një institucion i paanshëm.
“Hungaria kundërshton me vendosmëri përdorimin e organizatave ndërkombëtare - në veçanti gjykatave penale - si instrumente të ndikimit politik”, thuhet në projektligjin e paraqitur nga zëvendëskryeministri Zsolt Semjen, i cili u bë publik në faqen e internetit të parlamentit.
GJNP ka lëshuar një urdhër-arrest për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu i akuzuar për krime lufte, urdhër që duhet të zbatohet në të gjitha vendet anëtare në këtë gjykatë.
Por ky urdhër nuk është zbatuar nga Hungaria kur Netanyahu mbërriti në Budapest vitin e kaluar. Gjykata Ndërkombëtare Penale nisi procedurat e mosrespektimit të ligjit kundër Hungarisë në përgjigje të kësaj.
Budapesti e ka hedhur poshtë hapur idenë e arrestimit të udhëheqësit izraelit dhe e ka quajtur urdhër-arrestin "të paturpshëm, cinik dhe plotësisht të papranueshëm".
Netanyahu, nga ana tjetër, e quajti vendimin e Hungarisë për t'u larguar nga GjPN-ja një "vendim të guximshëm dhe parimor".