
Një 49-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Coachella, Kaliforni. Sipas mediave vendase mësohet se shtetasi i identifikuar si Vem Miller po qarkullonte i armatosur shumë pranë vendit ku Donald Trump po mbante një takim me elektoratin.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i forcave të sigurisë të cilët neutralizuan 49-vjeçarin. Gjatë kontrollit atij iu gjet një armë gjahu, një pistoletë e mbushur dhe karikator me kapacitet të lartë.
Mësohet se ai mbante dokumente false si anëtar i shtypit dhe për kalimin VIP në zonat ku jo të gjithë lejohen.
“Me shumë mundësi ne parandaluam një tjetër tentativë për vrasje”, tha sherifi Chad Bianco.
Ai u shpreh se besohet që 49-vjeçari të jetë anëtar i një organizate të djathtë antiqeveritare dhe po planifikonte të vriste Trump.