Hapësire reklamuese

Bota

Paralajmëron NATO: Rusia do të bëhet një kërcënim në të ardhmen për Perëndimin

Shkruar nga Newsbomb

Paralajmëron NATO: Rusia do të bëhet një kërcënim

Gjenerali i Aleancës së Atlantikut Verior (NATO), Christopher Cavoli ka deklaruar se Rusia do të përbëjë një kërcënim serioz për Perëndimin në të ardhmen e afërt.

Në një deklaratë të dhënë gjatë ekspozitës së armëve të reja ndërlpombëtare në Paris, gjenerali i lartë tha se pavarësisht rezultatit të luftës në Ukrainë, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të duhet të përballen me një Rusi më të fortë dhe të zemëruar në vitet në vijim.

Sipas Cavoli, Rusia ka investuar në forcat ushtarake dhe rindërtimi i saj është më i shpejtë nga sa mund të pretendohet.

Disfata e Rusisë në Ukrainë është jashtëzakonisht e rëndësishme, por pavarësisht se si do të përfundojë kjo në anën e largët të konfliktit, ne do të gjejmë një Rusi që ka një ushtri që rindërtohet shumë më shpejt nga sa e imagjinonim. Pra, ne do të kemi një problem të madh me Rusinë për vite me radhë dhe mendoj se duhet të përgatitemi për këtë”,- është shprehur gjenerali i lartë, Cavoli.

Gjithashtu, për gjeneralin e lartë të NATO-s, ky shqetësim lidhet edhe me alenacat që po krijon Rusia me vendet komuniste si Korea e Veriut dhe Irani, të cilët janë dy armiqtë e përbetuar të SHBA-së.

Dhe Rusia nuk është vetëm, vuri në dukje ai, duke analizuar edhe vizitën e fundit të Vladimir Putin në Phenian dhe Vietnam.

Sakaq, ushtria ruse ka kryer një sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike në Ukrainën perëndimore dhe jugore. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Energjisë.

Media amerikane, Ëashington Post, bën me dije ankesën e zyrtarëve ukrainas, pasi SHBA nuk i ka lejuar ata që të godasin më shumë se 100 km nga kufiri rus me armët amerikane.

Zyrtarët amerikanë nuk pranuan të specifikonin kufizimin, por thanë se pretendimi i ukrainasve për më pak se 100 kilometra ishte i pasaktë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese