Hapësire reklamuese

Bota

Paralajmëron gruaja e Navalny: Putini është i paparashikueshëm, mund të përdorë armë bërthamore

Shkruar nga Newsbomb
Paralajmëron gruaja e Navalny: Putini është i
Yulia Navalnaya

Gruaja e ish-liderit të opozitës ruse Alexei Navalny ka paralajmëruar se presidenti rus Vladimir Putin është i paparashikueshëm, duke thënë se nuk mund të përjashtohet mundësia që një ditë ai të përdorë armë bërthamore.

"Ne nuk e dimë se çfarë të presim prej tij. Ai ndoshta do përdorë edhe armët bërthamore”, tha Yulia Navalnaya për agjencinë gjermane të lajmeve (dpa).

Ajo tha se Putin është i paparashikueshëm, pasi edhe më herët të gjithë përjashtonin faktin që të Rusia të pushtonte Ukrainën, por që ndodhi.

 “Megjithatë ai vendosi ta bënte. I tmerron njerëzit, i mban në frikë. Askush nuk e di se çfarë do të bëjë Putini më pas”, u shpreh ajo ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese