Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Paralajmëron drejtori i CIA, Burns: Ukraina mund të humbasë luftën, nëse perëndimi nuk ofron ndihmë

Shkruar nga Newsbomb
Paralajmëron drejtori i CIA, Burns: Ukraina mund të humbasë
Drejtori i Inteligjencës Amerikane, William Burns

Drejtori i Inteligjencës Amerikane, William Burns ka paralajmëruar se Ukraina mund ta humbasë luftën kundrejt Rusisë për shkak të mungesës së armatimeve. Sipas tij, ushtria ukrainase nuk ka shumë resurse ushtarake në dizpozicion, gjë që do ndikojë edhe në rezultatin përfundimtar të luftës deri në fund të vitit 2024.

I pranishëm në mbledhjen e zhvilluar në Qendrën Presidenciale Xhorxh W. Bush në Dallas, Burns hodhi kritika ndaj ligjvënësve amerikanë për vonimin e dërgesave të ndihmës në Ukrainë, teksa shtoi se Perëndimit po i mbaronte koha për të ndihmuar Kievin, dhe kjo nuk do të ishte një gjë e mirë pasi “fotografia” finale do jetë shumë e frikshme tha ai.

 “Ukrainës po i mbaron municioni dhe Perëndimit po i mbaron koha për të ndihmuar Kievin.Me ndihmë shtesë nga Kongresi i SHBA-së, mendoj se ukrainasit mund të qëndrojnë në fushën e betejës në vitin 2024 dhe të vazhdojnë të bëjnë dëme në Krime dhe kundër Flotës së Detit të Zi. Por pa atë ndihmë, “fotografia” është shumë më e frikshme”, - tha drejtori i CIA-s, William Burns.

Kujtojmë se kohët e fundit Rusia ka rritur fuqimisht presionin ndaj Ukrainës. Ajo ka shtuar sulmet ajrore me rreze të gjatë kundër sistemit energjetik të Ukrainës. Ndërkohë që forcat ushtarake ruse po përparojnë ngadalë në lindje duke fituar territor ushtarak. Nga ana tjetër, Ukraina ka kërkuar ndihmë për resurse nga vendet perëndimore, por nuk ka marrë një përgjigje konkrete.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese