
Kryeministri polak Donald Tusk ka dhënë një paralajmërim të hapur se Evropa ka hyrë në një "epokë të paraluftës" dhe nëse Ukraina mposhtet nga Rusia, askush në Evropë nuk do të jetë i sigurt.
“Nuk dua të tremb askënd, por lufta nuk është më një koncept nga e kaluara. Është e vërtetë dhe filloi më shumë se dy vjet më parë”, tha ai për mediat evropiane.
Ai tha se lufta mund të ndodh dhe shqetësuese është fakti se Evropa nuk është gati për një përplasje të tillë.
Paralajmërimi i kryeministrit polak vjen pasi Rusia sulmoi me breshëri raketash Ukrainën. Rusia ka intensifikuar bombardimet e saj ndaj Ukrainës javët e fundit.
Forca ajrore e Ukrainës tha se kishte rrëzuar 58 dronë dhe 26 raketa dhe kryeministri Denys Shmyhal tha se infrastruktura energjetike ishte dëmtuar në gjashtë rajone, në perëndim, qendër dhe lindje të vendit.