Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Paralajmërimi i Macron: Evropa është në rrezik ekzistencial

Shkruar nga Newsbomb
Paralajmërimi i Macron: Evropa është në rrezik ekzistencial
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron me homologun e tij, Frank Walter Steinmaier

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka deklaruar se Evropa është në rrezik ekzistencial. Gjatë një takimi të zhvilluar ditën e sotme me homologun gjerman Frank Walter Steinmaier, në kuadër të vizitës së tij të parë tre-ditore shtetërore në Gjermani, Macron tha se Evropa është në një moment ekzistencial, ndërsa shton se ajo shumë shpejt mund të vdesë.

Sipas Macron ekziston një formë magjepseje me autoritarizmin që lind tek demokracitë e vendeve europiane dhe që përpiqet të ushqejë nacionalizmin apo ekstremet e tjera.

Unë mendoj se ne po përjetojmë një moment në Evropën tonë që është ekzistencial, sepse unë besoj vërtet se Evropa jonë mund të vdesë.

Ekziston një formë magjepsejeje me autoritarizmin që lind tek vetë demokracitë tona, e cila gjithashtu ushqen nacionalizmin dhe ekstremet e tjera në kontinentin tonë”,- u shpreh Emmanuel Macron.

Emmanuel Macron i bëri komentet duke folur së bashku me Presidentin e Gjermanisë në vizitën e tij të parë tre-ditore shtetërore.

Macron kërkoi më tepër mbështetje për paqen dhe forcim të sovranitetit kombëtar, pasi për të të jesh në anën e paqes do të thotë t’i japësh forcë ligjit.  

Gjithashtu, ai rezervoi fjalë të ngrohta për homologun e tij, teksa hodhi poshtë pretendimet se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë filluar të dobësohen, ndërsa nuk la pa përmendur as mbështetjen e tij ndaj Ukrainës, duke evidentuar se Franca nuk do reshtë në ndihmën e saj për vendet e përfshira padrejtësisht në luftë.

Të jesh në anën e paqes sot do të thotë t’i japësh forcë ligjit. Paqe, por jo kapitullim. Paqja nuk është braktisje e parimeve. Ne e kemi parë shumë shpesh këtë konfuzion në debatet kolektive. Paqe do të thotë t’i mundësosh një vendi të mbrojë kufijtë e tij dhe sovraniteti ndërkombëtar për të ndërtuar një paqe të qëndrueshme.

Ne do të kishim braktisur mbështetjen ndaj Ukrainës kundër Rusisë, të cilën e mbështesin të gjithë nacionalistët në vendet tona. Dhe, për rrjedhojë, historia nuk do të kishte qenë e njëjtë”,- tha Macron.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese