Hapësire reklamuese

Bota

Paralajmërimi i Lukashenkos: Bjellorusia po bëhet gati për luftë, nuk e fshehim

Shkruar nga Newsbomb

Paralajmërimi i Lukashenkos: Bjellorusia po bëhet gati për

Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko ka vizituar qytetin kufitar të Grodnos dhe ka deklaruar se Bjellorusia po përgatitet për luftë.

"Mos i besoni askujt që thotë se duam të luftojmë. Ne po përgatitemi për luftë. Unë flas sinqerisht për këtë, ne nuk e fshehim Nëse doni paqe, përgatituni për luftë”, tha ai ndër të tjera.

Lukashenko theksoi se Bjellorusia po kryen përgatitjet e nevojshme për një konflikt të mundshëm, i cili përfshin përgatitjen e njësive ushtarake si dhe furnizimin e llojeve të ndryshme të armëve.

"Nëse dikush nga vendet jomiqësore na kritikon, dijeni këtë: ne po bëjmë gjënë e duhur”, tha presidenti ndër të tjera.

Lukashenko shtoi se Bjellorusia supozohet se nuk kërcënon askënd, "Ne nuk kemi nevojë të kërcënojmë askënd. Ne nuk duam tokën e dikujt tjetër. Me dashtë Zoti, ne do të kultivojmë me sukses tokën tonë."

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese